Hidromorava

Tmerrohet Sedat Fejza – “Gabimisht” i shkon një vendim gjyqësor

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë aktualisht ndodhet në burgun e Dubravës ku po vuan dënimin prej 6 vitesh e gjysmë. Atij nuk i kanë mbetur edhe tre muaj për të përfunduar vuajtjen e dënimit. Por Fejza pasi ka bërë një kërkesë për lirim të mëhershëm ndërsa i është kthyer një përgjigje me një vendim skandaloz se gjoja ai është i dënuar për shitje droge dhe përdorim të substancave narkotike.

Sedat Fejza është ndier i trishtuar kur në dhomën e burgut i është dërguar një vendim gjyqësor në emër të Këshillit Gjyqësor (Gjykata Supreme e Kosovës) sipas së cilës ai është i dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim në vitin 2012 për shitje të drogës dhe substancave narkotike. “Unë s`kam lidhje me këtë lëndë. Nuk e kam idenë se si është ngatërruar kjo lëndë me ermin tim. Kam kërkuar sqarime dhe do të kërkojë përgjegjësi nga të gjitha institucionet e mundshme”, raporton rajonipress.

Fejza tha se vendimi i ka ardh në Burgun e Dubravës e nënshkruar nga Emine Kaqiku kryetare e panelit dhe Jusuf Mejzini e Avni Puka anëtar. “Unë kam folur me gjyqtaren Emine Kaqikun dhe ajo më tha se faji është tek burgu i Dubravës dhe jo tek gjykata. Pavarësisht kësaj unë do të kërkojë llogari pse kjo lëndë ndodhet në emrin tim” tha Fejza.

Edhe avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se Sedat Fejza asnjëherë në Gjilan nuk ka pasur ndonjë vendim të tillë. “Vërtet po befasohem se si është e mundur kaq keq të ngatërrohen lëndët” tha shkurt Pira.

Mobi Casa

Ndryshe, Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë ishte dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg për shkak se gjoja ka plagosur dy priftërinjtë në Kllokot të Vitisë në vitin 2000.

“Nuk jam i implikuar në plagosjen e dy priftërinjve në Kllokot dhe s`kam fare të bëjë me ato vepra penale për të cilat jam dënuar në mungesë” pati thënë Fejza para trupit gjykues.

Trupi gjykues nuk e patë marrë parasysh as deklaratën e Novica Përzhiqit (1961) nga fshati Mogillë e Vitisë i cili patë deklaruar . “Nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale deklarojë se në verën e vitit 2000 , në muajin korrik, ditën kur është shtënë në dy priftërinjtë e Kllokotit i dënuari Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë i dënuar për këtë rast, në kohën kur është shtënë në priftërinjtë ishte në shtëpinë e tij dhe është e pamundur që në këtë interval kohor të ketë qenë edhe në fshatin Kllokot, kur është gjuajtur në drejtim të priftërinjve. Për krejt këtë që kam parë unë i kam rrëfyer dhe treguar edhe lartmadhërisë-priftit dhe jam i gatshëm që të njëjtën dëshmi ta vërtetojë ku është e nevojshme, sepse konsiderojë që është obligim i imi qytetar që të dëshmojë për atë që kam parë me sytë e mi “pati deklaruar Përzhiq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.