Fundamenti

Tmerri i Tërrnocit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Më 23 Prill 1999 –
U hap tmerri n’ katër anë !
Në Komunë të Bujanocit –
Sidomos n’ fshat të Tërrnocit !

Rrethohet Tërrnoci nga ushtritë –
Dëbojnë popullatën nga shtëpitë !
Mbi 6000 banorë i grumbullojnë –
Te Mulliri i Tërrnocit i stacionojnë !

Pleq , plaka , gra e fëmijë ,
Burra , vajza , djem të rinj ,
Te Mulliri detyrohen –
T’ gjitha moshat të tubohen !

T’ gjithë i lanë shtëpitë bosh –
Pa e ditur a do t’ kthehen më shëndosh ?!
Në këtë vend ku i zuri terri –
Qëndron pllaka e këtij tmerri !

N’ orë të vona dhe të hershme –
Janë të freskëta kujtimet e tmerrshme !
Për ata që i përjetuan –
N’ asnjë çast nuk u harruan !

Më 23 Prill 1999 –
Kur ka ndodhë ky tmerr i rëndë !
N’ orën 16 : 50 minuta –
Tërrnocin e kapluan armiqtë si huta !

Komandanti i kazermës së Bujanocit –
Dha ultimatum për rrethim t’ Tërrnocit !
T’ gjithë banorët i dëbuan nga shtëpitë –
Pleqtë , burrat , gratë e fëmijët !…

Gjatë kësaj kohe që u dëbuan –
Në forma t’ ndryshme u torturuan !
U bastisen n’ çdo cep t’ shtëpisë –
Nga forcat speciale t’ policisë , ushtrisë !…

145 qytetarë shqiptarë –
N’ ushtrinë serbo – sllave , n’ mobilizim i kanë marrë !
Këta të rinj u përdorën si mburojë njerëzore –
Në vendet ku qëndronin forcat okupatore !

Shqiptarët përdoreshin ekstra –
Ku pritej të jenë shënjestra ,
T’ bombardimeve të NATO –së ,
Qoftë gjatë ditës, qoftë gjatë natës !

N’ këtë torturë forcat e cergarëve –
Nuk u lanë anash , as objektet fetare !
Në xhami t’ Strukarëve , për lutjet shqiptare –
Flamuri i Serbisë u vendos n’ minare !

Prilli i vitit 1999 –
Ishte muaji më i tmerrshëm për banorët në këto anë !
Për fshatrat shqiptare n’ Komunë t’ Bujanocit –
Sidomos për banorët e fshatit të Tërrnocit !

Ishte muaj i tmerrshëm për banorët e gjithë trevës
Dhe për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës !
Ata i mbajnë t’ freskëta ngjarjet që u kujtohen –
Që për jetë të jetës kurrë nuk do të harrohen !…

Mobi Casa

Në Luginën e Preshevës , marrë në përgjithësi
Dhe n’ Komunë të Bujanocit , marë në veçanti –
Pika më strategjike ishte Tërrnoci , siç mësova ,
Aty mbrohej Gjilani edhe Kumanova !…

Koncentrimi i forcave serbe gjatë ditës dhe natës ,
Presionet ndaj shqiptarëve , gjatë NATO – së dhe fushatës ,
Regjimi i okupatorëve serbë , siç e donte rendi –
N’ Tërrnoc ishin për ta lëkundur popullatën nga vendi !

Më 23 Prill , rreth orës 17:00 –
Dëbimi i qytetarëve u bë i vërtetë !
Mbi fshatin , te Muri i Rekës së Tërrnocit –
Pa dallim familjesh së mbarë këtij trollit !

Pa dallim familjet këtu i kanë dëbuar –
Ku pati të sëmurë dhe të paralizuar !…
Pa dallim fëmijë , pleq , gra , burra –
Vaji jehonte maleve , lotët rridhnin si gurra !

Qëllimi i pushtetarëve okupues t’ Serbisë –
Ishte kinse për regjistrimin e popullsisë !
Dhe numrin e refugjatëve t’ ardhur nga Kosova –
Që këto manovrime shërbenin për sprova !

Pas kthimit të popullatës fshatit dhe shtëpisë –
Ju kishte dhanë urdhër Gjenerali i Ushtrisë :
“Do ta veni flamurin e Serbisë –
Që të valojë lirshëm n’ minare t’ xhamisë !”

Kishte urdhëruar Udhëheqësin e Bashkësisë Lokale –
Që n’ xhami t’ Tërrnocit , t’ marrin mësim këto male !
Që flamurin e Serbisë , për inati t’ shqiptarëve –
Ta vendosin n’ minare t’ Xhamisë së Strukarëve !

Për këtë urdhëresë që ishte shumë e rëndë –
Shumë shpejt u hap lajmi në të katër anë !
Më 24 Prill 1999 –
Flamuri i Serbisë , n’ Xhaminë e Strukarëve vend kishte zanë !

Më 24 Prill 1999 –
Ftesa për mobilizim të dhunshëm ishte dhënë !
Për 145 të rinj të zgjedhur tërrnovcasë –
Kush nuk donë të shkon , ai le të pëlcasë !

Këta të rinj të zgjedhur nga fshati i Tërrnocit –
Duhej t’ paraqiteshin n’ Stadion t’ Bujanocit !
Bashkë me ftesë të marrën në mënyrë të qetë –
Duhet t’ paraqitën n’ ora 16:00 !

Më 12 Maj t’ vitit 1999 –
Forcat serbe prapë n’ Tërrnoc kanë bërë nam !
Është bërë stacionimi i ushtrisë serbo – sllave ,
Këtu janë përqendruar prapë në formë enklave !

Në Tërrnoc kanë hy në 11 shtëpi –
Duke i tmerruar pleq , gra e fëmi’ !…
Çdo gjë ua plaçkitën dhe ua demoluan –
Në fund pas tërheqjes , nisën dhe u larguan !

Gjilan, më 23.04.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.