ARKATANA

Tmerri i krimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në këto troje t’Ilirisë – Kurrë s’ndriçoi rrezja e Lirisë !
Në këtë tokë ku ka shqiponja –

Kurrë s’u ndal krimi, as mortja !
Kurrë s’u ndal dhuna e përplasja ,
Kurrë s’u ndal vrasja e vëllavrasja !
Kurrë s’u ndal tmerri, as marrja ,

Kurrë s’u ndal pushka e hakmarrja !
Kurrë s’u kursyen fëmijët bonjake ,
Kurrë s’u mbyllen burgjet shtëpiake !
Kurrë s’u mposht Kanuni i Lekës ,
Kurrë s’ u ndalen plagët e vdekjes !

Kur lexoj tmerret e krimit –
S’ më zë gjumi prej trishtimit !
Rrugë e sheshe mbushë me gjak –
Çdo ditë vrasje për t’ marrë hak !

Ligjet tona – ligje hileje –
Stimulojnë krimet n’ familje !
Gjëmë e vaj e marrin malin –
Kur e vret Babai – Djalin !
Edhe Dielli dritë nuk banë –

Fundamenti

Kur e vret Djali – Babanë !
Terri i zi e mbulon dritën –
Kur e vret Babai – Çikën !
Terr i zi mbulon havanë –
Kur e vret Çika – Babanë !
Yjet e qiellit rrezet ndalin –
Kur e vret Nëna e vet – Djalin !
Retë e zeza errësojnë Hënën –

Kur e vret Djali i vet – Nënën !
Zogjtë e malit u ngurruan –
Kur e vret Burri i vet – Gruan !
Gjëma e vaji e shpojnë gurin –
Kur e vret Gruaja e vet – Burrin !
Gjëmon bjeshkë e gjëmon det –

Kur vret Vëllai – Vëllain e vet !
Mallkojnë bukën , mallkojnë sofrën –
Kur e vret Vëllai i vet – Motrën !
Qyqja e rremit s’e ndalë vajin –
Kur e vret Motra – Vëllain !

Fëmijët n’ shtëpi kur rrinë ngujuar –
Lum prej lotësh turbulluar !
Thahen lule , thahen molla –
Kur fëmijët s’ mund t’ shkojnë te shkolla !

Gjilan, më 23.07.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.