UBT

Tmerr në Miami: Kanibali e ha njeriun midis rruge

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Raporti për këtë rast në “Miami Herald” fillon me këtë fjali: “Skena është e tmerrshme, si në filmin për Hannibal Lecterin”.Por, çfarë ndodhi në Miami?

Policia ende nuk e di se si dy burra hasën në njëri-tjetrin. Deri tash supozohet se njeriu i sulmuar ishte i pastrehë, ndërsa kanibali rastisi në të. E tërë ngjarja zhvillohet nën një mbikalim, në një vend të paraparë për këmbësorët.

Sulmuesi ishte lakuriq, e rrëzoi të pastrehun për toke dhe nisi t’ia hante fytyrën. Skenën e tmerrshme e ka parë një kalimtare, e cila ka alarmuar policinë.

RCCOLA

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia qëllon njeriun që hante fytyrën e dikujt tjetër! Megjithatë, siç shkruan “Miami Herald” – ndërtesa e së cilës nuk është larg vendngjarjes – kanibali nuk ndalonte. Pas kësaj policia shtie më shumë plumba në të.

Viktima është duke luftuar për jetë në spital. Siç raporton CBS Miami, viktima ishte pa hundë dhe pa kokërdhokët e syve. Thuhet se viktima nuk ka pothuaj fare fytyrë! /Telegrafi/