Fundamenti

Tmava: “Trepça” është e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka reaguar pas deklaratave të kryetarëve serbë të komunave të Kosovës, të cilët janë zotuar se me përkrahjen e Qeverisë së Serbisë do të vihen në mbrojtje të “Trepçës”. Sipas tij, “Trepça” është një dhe e pandashme.

Zotimi i gjashtë kryetarëve të komunave me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Artanë dhe Graçanicë, para ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, se do të vihen në mbrojtje të “Trepçës” duke insistuar që vendimet për fatin e “Trepçës” nuk mund të jenë të njëanshme dhe se për çdo vendim duhet të pyeten edhe ata, duke pasur parasysh, siç kanë thënë, në faktin “se kapacitetet kryesore të këtij sistemi ndodhen në territorin e komunave me shumicë serbe”, kanë ngjallur reagimin e njohëse të rrethanave, ekonomistëve dhe ekspertëve të fushës së minierave në komunën e Mitrovicës.

UBT

Ata vlerësojnë se pas vendimit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe, se do ta mbrojnë “Trepçën”, qëndron Serbia, por ka edhe të atillë që vlerësojnë se kryetarët serbë janë inkurajuar me decentralizimin dhe me projektin e “Zajednicës”, sipas të cilës për pjesën e “Trepçës” që shtrihet nëpër territoret e komunave me shumicë serbe pyeten ata vetë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.