ARKATANA

‘Tkurrje’ të Qeverisë dhe borde profesionale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Reduktimi i disa ministrive dhe largimi i militantëve partiakë nga bordet e ndërmarrjeve publike do të ndodhë para muajit tetor të këtij viti, kur Kosovën pritet ta vizitojë numri dy i SHBA-së, Joe Biden. Zyrtarët e ambasadave me më ndikim në vend thonë se reduktimi i ministrive është çështje e brendshme e Qeverisë, ndërsa theksojnë nevojën që në borde të dërgohen profesionistët.

“Tkurrja” e Qeverisë së Kosovës dhe largimi i militantëve partiakë nga bordet e kompanive publike duhet të ndodhë më së largu deri në tetor të këtij viti, kur Kosovën pritet ta vizitojë zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

ARKATANA

Kështu bëjnë të ditur burime të mirëinformuara të gazetës “Zëri”, duke shtuar se paralajmërimi i zyrtarëve qeveritarë për zvogëlim të ministrive ka qenë në fakt kërkesë e bashkësisë së ndërkombëtarëve, pasi vlerësohet se punët e disa ministrive mund të kryhen në kuadër të ministrive tjera.

Këto burime po ashtu kanë sqaruar se në vend të militantëve partiakë nëpër borde duhet të dërgohen profesionistët, pasi që për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit shumë ndërmarrje, që dikur ishin profitabile, po shkojnë drejt “humnerës”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.