Mobi Casa

Tkurrja e PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Largimi i deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës po bën që kjo parti ta rrezikojë primatin e partisë më të madhe në vend. Nëse deputeti Ramiz Kelmendi kalon në LDK, atëherë kjo e fundit do të barazohet me PDK-në në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shkon duke u zvogëluar pasi shumë deputetë prej konstituimit të kësaj legjislature i kanë ikur, duke bërë që të jetë partia e cila ka pësuar më së shumti nga ikja e deputetëve.

PDK-ja me largimin e Ramiz Kelmendit tani ka mbetur me vetëm 34 deputetë, që ka vetëm një deputet më shumë sesa LDK-ja, si grupi i dytë më i madh parlamentar.

Mobi Casa

Po që se deputeti Ramiz Kelmendi kalon në LDK, ashtu siç kanë raportuar disa medie, atëherë partia e kryeministrit, Isa Mustafa, do të barazohet me PDK-në në Kuvend.

Deri më tani PDK-së i kanë ikur edhe deputetët, Gëzim Kelmendi, Shaip Muja dhe Margarita Kadriu, që veprojnë në Kuvendin e Kosovës si deputetë pa grup.

Megjithatë, Kelmendi ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkëngjitet ndonjë partie tjetër apo do të veprojë si i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk e ka mohuar kalimin në ndonjë subjekt tjetër, ku gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet LDK-së, meqë në AAK- ai ishte, por u largua për t’iu bashkuar PDK-së, të cilën e braktisi meqë nuk ia dhanë postin e zëvendëskryeministrit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.