Tkurret AAK në Kamenicë, përfiton PDK

Kamenicë – Nga sot, Dega e PDK-së në Kamenicë edhe zyrtarisht ka mirëpritur kalimin e zotit Bastri Myrtaj dhe zonjes Hazbije Myrtaj – Kallaba e cila është edhe delegate e Kuvendit Komunal në Kamenicë nga subjekti i AAK-së.
“Ky kalim është vullnetar dhe vjen si pasojë e pakënaqësisë dhe premtimeve të papërmbushura nga subjekti i AAK-së gjatë Zgjedhjeve Lokale 2013. Ne si subjekt jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që kanë ide dhe vizion të përafërt me programin e PDK-së”, njofton dega e PDK-së në Kamenicë./rajonipress/