UBT

Tkurren projektet kapitale

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nga 1 miliard e 590 milionë euro të parapara për buxhetin e vitit 2014, 531 milionë euro janë planifikuar për projekte kapitale, apo 33 për qind e buxhetit të përgjithshëm ose rreth 10 për qind të bruto prodhimit vendor, thonë zyrtarë qeveritarë.

Gëzim Baxhaku, këshilltar në Ministrinë e Financave, për Radion Evropa e Lirë tha se pas finalizimit të autostradës Vërmicë – Merdarë investimet kapitale do të orientohen në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup.

Baxhaku tregon edhe projekte tjera ta parapara në projekt buxhet. “Në projekte kapitale është paraparë edhe vazhdimi i rrugës M2 për Mitrovicë dhe M8 për Pejë. Gjithashtu, kemi edhe projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë në rregullimin e çështjeve infrastrukturore, siç janë ujësjellësit, kanalizimet, ujërat e zeza dhe në përgjithësi kemi pasur parasysh faktin se më këtë buxhet Ministria e Financave, gjegjësisht qeveria e Kosovës, është munduar që ti akomodoi kërkesat e ministrive dhe komunave që kanë të bëjnë më këto projektet shumë të rëndësishme kapitale për vendin tonë”, tha Baxhaku.

Por, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës nuk janë të kënaqur më shumën e ndarë për projektet kapitale.

Hykmete Bajrami, anëtare në këtë komision dhe njëherësh deputete në Kuvend nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se në projekt buxhetin e vitit 2014, për investime kapitale janë ndarë 90 milionë euro më pak se në buxhetin e këtij viti. “Fond i cili është rritë për 48 milion dhe gjithashtu ka shkuar në rritjen fondit të mallrave dhe shërbimeve, kryesisht në rritjen e luksit të institucioneve të administratës publike. Gjë që aspak nuk është e pranueshme, sepse kjo rritje nuk sjell rritje ekonomike dhe nuk sjell zhvillim”, tha Bjarami.

FITORJA

Nga 1 miliard e 586 milionë euro, nga buxheti i këtij viti, 621 milion euro kanë qenë të planifikuara për projektet kapitale.

Bajrami, ndërkaq shprehet se ka një trend të rënies së investimeve kapitale, madje siç thotë ajo, qeveria e Kosovës po bart projektet kapitale nga viti në vit. “Në buxhet janë ndarë për autostradën Prishtinë- Shkup dhe ka detaje tjera të investimeve, ku shumica e tyre vazhdojnë prej viteve të kaluara dhe të këtij viti. Projekte të cilat nuk po përfundojnë, zakonisht Qeveria e Kosovës bën projekte të mëdha dhe të cilat assesi nuk mund t’i përfundojë brenda viti, as shumat që zoton dhe as ato që planifikon. Dhe kështu që projektet kapitale neve na barten nga viti në vit”, thekson Bajrami.

Në anën tjetër eksperti për çështje ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë se ajo që vërehet tek investimet kapitale në projekt buxhet është mbarimi dhe fillimi i ndërtimit të autostradave. “Çka do të thotë se kryesisht investimet do të jenë të orientuara nga infrastruktura rrugore, dhe nuk përmendet ndonjë projekt tjetër që do të jetë kapital apo do të ndikojë në punësimin, zhvillimin ekonomik apo në përmirësimin e ambientit për biznes”, shprehet Rexhepi.

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka premtuar se projekt buxheti për vitin 2014, siguron stabilitet makro-financiar, krijon hapësirë për projekte kapitale, por edhe rritje substanciale të pagave për vitin 2014. /Rel/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.