ARKATANA

Tjetër sukses i shqiptarëve në Rusia 2018, Valon Behrami kapiten i Zvicrës ndaj Suedisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur me plot meritë në mesin e 16 më të mirave në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Zviceranët të udhëhequr nga futbollistët shqiptarë e lanë mbrapa Serbinë e Kosta Rikën në grup, ndërsa së bashku me Brazilin ecën tutje.

Në 1/8 e finales Zvicra do të takohet me Suedinë dhe mungesa e madhe e zviceranëve është kapiteni Stephan Lichtsteiner.

Kapiteni Lichtsteiner dhe zëvendësuesi i tij Valon Behrami (Getty Images)

Por me shiritin në krah, Lichtsteinerin do ta zëvendësojë mesfushori nga Kosova, Valon Behrami.

Për futbollistin mitrovicas është hera e parë që e mbanë shiritin e kapitenit në një kampionat botëror.

FIDANISHTJA

Mesfushori i Udineses ka folur për televizionin shtetëror ku ka thënë se është nder për të që ta mbajë shiritin.

“Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë”.

“Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Behrami.

Suedia dhe Zvicra takohen në 1/8 e finales ditën e martë me fillim nga ora 16:00.

Kujtojmë se tek Përfaqësuesja e Zvicrës shiritin e kanë mbajtur në ndeshje të caktuara edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.