UBT

Tjetër paraqitje pozitive nga Mario Mitaj te Al Ittihad, mbrëmë luajti në pozitën e tij

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra e Al Ittihad mbrëmë shënoi fitore minimale 0:1 në javën e tetë të futbollit arab ndaj Al Riyadh.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mesfushori francez, N’Golo Kante, shkruan Indeksonline

Një paraqitje tejet pozitive pati mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.

KKVITI

Mitaj luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua lartë nga faqja e njohur “Flashscore” me notën 7.4.

Mbrojtësi shqiptar për herë të parë te skuadra arabe luajti në pozicionin e tij natyral, si mbrojtës i krahut të majtë – pasi trajneri i Al Ittihad në ndeshjet e kaluara e futi si mesfushor defansiv./Indeksonline/