Tjetër mundësi për Milot Rashicën
Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Werder Bremen e Schalke 04. Milot Rashica, që luajti nga fillimi në barazimin 1-1 me Wolfsburgun, është titullar edhe kundër Schalke 04, sfidë që zhvillohet nga ora 20:30, raporton Gazeta Express.
Talenti i Kosovës do të tentojë sërish të lë gjurmë në këtë ndeshje, pas startit të mirë në vitin 2019 me klubin gjerman.


