Fundamenti

Tjetër hetim për kryeshefin e PTK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Organet e rendit e kanë bërë si shtëpinë e tyre Posten dhe Telekomin e Kosovës. Drejtorit menaxhues të PTK-së, Ejup Qerimi, nuk po i shkoqen hetuesit nga dera e kompanisë.

Qerimi, i cili kishte reaguar ashpër ndaj shkrimit të Indeksoline duke e mohuar kategorikisht se Policia e Kosovës i ka bërë ftesë për tu paraqitur tek organet e rendit për tu marre në pyetje lidhur me tenderin e Sigurimeve shëndetësorë.

Burime të dokumentuar të Indeksonline tregojnë se Qerimi shumë shpejtë do të përballët edhe me hetuesit e Eulexit për tenderin milionësh të derivateve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, më datën 14.08.2013, duke u bazuar në kërkesën e prokurorit të Eulexit i ka dërguar shkresë zyrtarë PTK-së, që t’ua dorëzojë dosjet e tenderit “Furnizim me karburante”.

FIDANISHTJA

Së pohon Indeksonline, nënshkrues i tenderit është vetë kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi, për këtë arsye po hetohet edhe ai, pasi mendohet të jetë i përfshirë në shpërdorim të pozitës zyrtare.

“NJHKEK-Prishtinë është duke zhvilluar hetimet bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Eulex-it Prishtinë me numër PPN 594/2013. Andaj nga PTK-ja kërkojmë te na sigurojë kopje komplet dosjen e procedurës së prokurimit “Furnizim me karburante me numër te prokurimit PTK 12-003-111 datë 20.02.2012””, thuhet në shkresën dërguar PTK-së.

Po ashtu, Policia, nga ana e PTK-së ka kërkuar përgjigje me shkrim si dhe ofrimin e dëshmive se a është zhvilluar nga PTK ndonjë procedura e prokurimit për të njëjtin qellim “Furnizim me karburante” para se të bëhej njoftimi për kontrata nr 12-003-111 të datës 20.02.2012. “Nëse është zhvilluar procedura e prokurimit për furzim me derivate na informoni se kur është zhvilluar procedura e prokurimit si dhe cilat kanë qenë arsyet që është anuluar tenderi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.