Uji Dea

Tjetër hap i madh për Bersant Celinën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bersant Celina ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke marrë edhe një ftesë nga Manuele Pellegrini.Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, i cili aktualisht është pjesë e të rinjve të Manchester Cityt, ka marrë një tjetër ftesë për të luajtur me skuadrën e parë, transmeton Telegrafi.

Kampionët aktual të Anglisë, kanë udhëtuar për në Abu Dhabi gjatë kësaj jave, për tu përgatitur sa më mirë për pjesën tjetër të stinorit në Premierligë, dhe me skuadrën e parë ka marrë rrugë edhe talenti i madh kosovar.

Hidromorava

Të mërkurën me datën 21 të këtij muaji, City do të luaj ndaj Hamburgut në një ndeshje miqësore, ku minuta pritet të ketë edhe për Celinën.

Kujtojmë që 17-vjeçari është grumbulluar edhe javë më parë me skuadrën e parë në kuadër të Kupës FA, por nuk pati rastin që të luaj. /Telegrafi/