Tjetër gol nga Gashi
Shkëlzen Gashi nuk ka të ndalur me Baselin e tij.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka shënuar një tjetër gol te Baseli i tij.
Gashi realizoi gol në sfidën që Baseli po e luan kundër Aaraus në Superligën zvicerane të futbollit.
Baseli po fiton 5:0, teksa Gashi e shënoi golin e tretë të skuadrës në minutën 21’.


