Eko Higjiena

Tivari, një krim i pashkruar

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

( Poemë për Simfoni, Balet dhe Operë )

Lami, duke lavruar dhe hedhur farën mbi tokën e tij bisedonte me veten; Kjo tokë i ka të katër stinët, secila më e pasur s´e tjetra! Tek kjo lavër janë të korrat e mia, fruti i çdo të mbjelle. Unë po hedhi farë, por lufta kërcënon në të gjitha anët. Kosova s´është tokë e harruar e zotave, as tokë e legjendave të ngrëna. Shumë netë me luftë i kemi kaluar, dhe do t´i kalojmë! Po, po, edhe të rënët s´janë mirë! Ankohen s´e gishtërinjtë i kanë të përgjakur, se ëndrra për të pambërritshmen si lë të flë. Akorde të fuqishme zjarri dhe flakësh plasin në mes të reve. Ushtima gjeratoresh dhe ujërash të rrëmbyer pushtojnë shpirtin e Lamit. Fryj tufan i shqipeve, fryj! Fara e të mbjellave nuk frikohet. Jam këtu, për çdo kokërr farë të mbjellur, jam zot i të mbjellave të mia. Bijtë tanë s´janë më pak trima s´e të atyre që na kërcënojnë. Vetimat janë rrufe të frikëshme. Kosova, është tokë me varre palë- palë. Në këtë ditë të shenjtë të zemërimit popullor, Kosova vazhdon të jetë në natyrën e saj të përhershme,tragjikokomike dhe kryengritëse!..

2.
Në Kosovë, nuk ka fushë buke
as grykë mali, dhe as breg lumi
dhe as prag shtëpie, dhe gji nënash
pa një të rënë, të bukur për liri!..

3.
Mobilizim! Për kë mobilizim? Kush po e organizon këtë mobilizim! Fëmijët tanë kush i kërkon regrutë? Vallë, a nuk kanë bijë e bija, vendet përreth nesh për ta çliruar veten e tyre! Kujt i duhet ky kurth; komunistëve serbë, dhe shërbëtorve të tyre shqiptarë. Liria e Kosovës është në rrezik flitej nëpër familjet shqiptare, por mungonte një kundërshtim i fuqishëm i armatosur. Mobilizimi për regrutët e rinj ishte vetëm për shqiptar, dhe jo edhe për minoritet e tjera. Në atë mobilizim të vitit 1943- 1945 në Kosovë, Kosovës ju pushkatuan 35 mijë regrutë. Një varr i dhimbshëm edhe për kombet e mëdha. Me 35 mijë djem të Kosovës mangut, Serbia Kosovën e Aneksoi me pak krisma kaçakësh. Kurthi serb kundër Kosovës ishte i përgatitur në Kuzhinat e Beogradit. Nga Marshi i regrutëve, Prizren – Dalmaci, prej 8750 regrutëve shqiptar, në Kosovë u kthyen disa qindra bijë tanë. Në Marshin, Prizren, Shkodër, vetëm në Tivar, u ekzekutuan 2750 shqiptarë, ndërsa në Anijet kurth për në Dubrovnik, dhjetëra anije me regrutët tanë u mbytën në det. Një qytetar në Shibenik tregonte babai im, pjesëmarrës i atij Marshi Famëkeq, më pyeti? Pse jeni ardhë këtej, kush ju ka sjellë? Unë i thashë tregonte babi, se ne jemi ardhë në ndihmë me ju çliru juve! Haaa! Gabim e ke! Ne kemi frikë nga ju, dhe kemi urdhër të ju vrasim, sepse ju do të na i merrni edhe ato pak ushqime që i kemi, dhe ju keni smundje më tha Plavshiq, se ju jeni të infektuar! Plavshiq, na tregonte babi, ma bëri edhe një pyetje; a e keni çliru j´u vendin tuaj, që ishte pyetja më e rëndë në jetën time. jo i thashë, lufta tek ne ende vazhdon!.

4.
Të punosh tokën me duart tua
dhe farën ta hedhësh në arë vet
të korrësh grurin kur ai piqet
nuk ka liri më sublime në jetë…

TIVARI, NJË KRIM I PASHKRUAR

Poemë për Simfoni, Balet, dhe Operë

Ai muaj ishte mars, ishte prill
ai vit ishte 1945, dhe ajo luftë
Kosovën e nxorri të humbur
me 35 mijë djem të pushkatuar
Për atë kasaphane në Tivar
Kosova pyet, pyesin familjarët
pse djemtë tanë na u masakruan
dhe plisin në Tivar na e shkelën
A ka faj Tivari, apo prejardhja
për vrasjen e 2785 djemëve tanë
edhe dhimbjes m´ i dalin lot, e
gojës m´i merret fjala dhe qanë
Pjetri; xhelatit i tregova shenjën
e Krishtit; por xhelati s´e njihte
atë, dhe mua më therri si berre
mik, të tëra zorrët i kam në duar!..

2.
Të pushkatuarit shqiptar në Tivar
Të pushkatuar nga xhelatët serbë
pyesnin, përse ne duhet të vritemi
përse kjo pusi e serbëve në Tivar
Kosovë o zemër, mos më mallko
dëgjoja zërin e plagosur të Avdiut
Se duar e këmbë i kam të lidhura
Fytyrën me thika ma kanë prerë
Krimi në Tivar mbetet gjenocid
vrasja regrutëve i duhej Serbisë
Kosovën ta çarmatoste nga forca
e gjallë, edhe një Mollë të kuqe ta
Vriste
Krimi në Tivar ishte i menduar
ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Nish, e Beograd
deri më 17 shkurt të vitit 2008

3.
A kishte faj udhëheqja Kosovës
për masakrën në Tivar, them po
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi i Kosovës e kishte bërë
Ç´po ndodhë vallë me Kosovën
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova na mbeti fare pa djemë
pa burra për ta mbrojtur vendin
Tivari ishte një varr i projektuar
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta gjunjëzuar Kosovën , që
Kosova të mbetej nën Serbi
Regrutët tanë i vrau ushtria serbe
Me një vendim të Jugosllavëve
Ata u pushkatuan nga xhelatët
që Kosova të mos vetëmbrohej

ARKATANA

4.
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar
Nga Kosova e deri në Tivar
rruga ishte më e keq se në varr
në atë udhë të mundimshme
shumë nga tanët vdiqën rrugës
Mes plagëve dhe bajonetave
pashë në ëndërr vajzën time
kjo masakër duhet të kujtohet
për të gjithë brezat e Kosovës
Nuk njerizohen serbët xhelat
Garashaninët, dhe Rankoviqët
ata vranë gjithandej Toplicën
regrutët të lidhur na i therrën

5.
Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin
që gjaku i tyre të mos thaj
Kosovë, mblidhi pikat e gjakun tënd
Mblidhe se është gjak i të rënëve
Për atë krim të Serbisë në Tivar
Kosova e Tirana duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
Për t´ i bëhet një gjyq Serbisë
Serbia me pamje të njeriut
herët a vonë do të përgjigjet
për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar serbë
Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët
Bëri që të ndodhë Tivari
serbët vranë 35 mijë shqiptar të
Kosovës, për të aneksuar Kosovën!..

6.
Prejardhja shqiptare e Kosovës
Ishin shkallët e pushkatimit
fliste në zjarrmi Alimaloku
pak çaste përpara se të vdiste
Ne s´kemi vrarë, as vjedhur s´kemi
i thoshte Preni plagës së tij
ne po vdesim krejt të pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi
Tivari ishte vetëm një varr
varre të reja hapeshin çdo ditë
që Serbia të dërgojë kolonët
mbi hipoteka të shqiptarëve
Ah, sikur të isha pa pranga
dhe duart t´i kisha pak të lira
do të luftoja edhe me thikat, e
të vdisja, me gishtin në këmbëz

7.
Kosovë, heshtja s´ paska duar
ngrite zërin për të rënët në Tivar
Thërrasin nënat dhe baballarët
Kosova, dhe të ardhshmit e saj
Kosovë, mblidhe gjakun tënd
Se njëgjakësh jemi shqiptarët
Këtu një kufomë, aty një tjetër,..
Djem të Kosovës të pushkatuar
Gjenocidi i organizuar i Serbisë
nuk ishte kontroll dokumenti
po ekzekutim i atypëratyshëm
ndëshkim, ndjekje,dhe pushkatim
Qëllimi i pushkatimit në Tivar
kujtoj se ishte prejardhja jonë
ndarja e Kosovës nga Shqipëria
dhe pushtimi i tokave shqiptare

8.
Shumë nga regrutët tanë të therrur
zorrët e tyre i mbanin nëpër duar
ata fluturonin nëpër qiejt e tyre
por fjalë nuk nxjerrnin nga goja
Në atë pusi vrastare për Kosovën
Na u mor Tivari, na u mor Ulqini
të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak
I shtetit të ardhshëm të Kosovës
Mbi lirinë e shkelur të Kosovës
Serbia vrau me plumb e bajonetë
me mija qemë gjysmë të vdekur
dhe me mija qemë të pavarrosur
Pushtimi serb shumë na ka vrarë
xhelatët serbë edhe tani vrasin
ata po shtien në të gjitha anët
edhe pas një shekulli krimesh

9.
Për pushkatimet në Tivar
dhe aneksimin e Kosovës, nga
ushtria serbo-sllave e Titos
shkrimet e mirëfillta mungojnë
Në atë kasaphanë çnjerëzore
prilli i detit e mban mend
ai do të flasë në çdo kohë
për serbët me pamje të xhelatit
Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë
vazhdon me mendësinë e vjetër
se krimin mund të varrosësh
Gropave të fshehta të kohës
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar

10.
Ky homazh prushi dhe zemërimi
për Kosovën e vitit 1945, për
regrutët e pushkatuar në Tivar
nga ushtria dhe fallangat serbe
do ta quaja plagën më të patharë
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky homazh për 2785 regrutët tanë
na bën që liria të jetë e pakënaqur
na bën që Kosova të jetë në luftë
edhe për Tivarin, dhe Manastirin
Prandaj, ky homazh për regrutët
të vrarë të lidhur dhe nën pranga
edhe fjalën e bëjnë të qaj e t´uluras
por, kini durim; ata do të zgjohen
posa t´ i mbushin njëqind vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit!..

Nëpër histori fatesh të rënda, nëpër histori burgjesh, dhe dënimesh me varje, ku humbësve u dhunohoheshin fëmijët, gratë, dhe u plaçkitej baza materiale, e u digjeshin shtëpitë, dhe kufomat u masakroheshin, edhe poezisë m´i dalin lot. Kosovë, dashuria ime e përjetëshme, ne ende kemi shumë udhë për të bërë! Shqipëri-Kosovë-Iliridë, janë bimë të një një gjuhe, bimë të një gjaku, bimë të një vendi. Kosovë-Shqipëri, nuk mund ta pranojë asnjë falje, asnjë pajtim me serbët, pa u bashkuar trojet tona. Udha për të pranuar faljen dhe pajtimin me serbët, do të jetë e gjatë. Një shekull krimesh e gjenocidi e më shumë mbi popullin tonë, nuk falen dosido. Unë s´ kam mundësi të fali asnjë krim të padënuar, shprehet gjykatës Flamuri. Unë s´dua të marr pjesë në këtë pazare të turpshme. Liria që e fituam, avash, avash, do të na bëjë të lumtur! Por, plagët e Kosovës, që ia bëri Serbia shtetërore Kosovës, janë aq të mëdha, aq të thella, dhe aq të gjera, sa duhet përshkuar udhë të gjatë brezash shqiptar, për të pranuar faljen, dhe pajtimin me serbët! Bashkimi kombëtar nuk ka zëvendësim! Bashkimi kombëtar do ndodhë me patjetërsi! Mbase, vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të të gjithë Shqiptarëve!../rajonipress/

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.