Tito ia shiti ndeshjen Gjermanisë për 700 milionë marka!
Ndoshta Jugosllavia do ta siguronte një vend në Kampionatin Botëror të futbollit në Gjermani në vitin 1974 po mos të ndërhynte Josip Broz Tito.
Tito, sipas të përditshmes kroate, Jutarnji List, ua kishte shitur ndeshjen gjermanëve për 700 milionë marka.
Jugosllavia më 26 qershor të vitit 1974, në kuadër të grupit B, ishte mposhtur 2:0 me golat e Britnerit dhe Mullerit.
Në atë kohë, Jugosllavia kishte skuadër të fortë, e cila mund të arrite lartë në Botëror, thekson Jutarnji List.
24 orë para humbjes së Jugosllavisë, Tito për herë të parë kishte vizituar Gjermaninë, në mënyrë që të marr një kredi prej 700 milionë markash.
“Pas humbjes qarkullonin fjalë se ndeshja ishte e kurdisur, që ishte lëshuar për kredinë që Jugosllavisë ia kishte lejuar kancelari gjerman, si dhe Gjermania e kishte blerë titullin Botëror, kurse Jugosllavia kurrë nuk i mori ato 700 milionë marka”, shkruan Jutarnji.
“Nuk e di, ndoshta, mirëpo ne nuk luajtëm mirë, ndërsa përbrenda nuk kishim harmoni në skuadër”, ka thënë portieri legjendar i Jugosllavisë, boshnjaku Enver Mariq. (ORAinfo)