RCCOLA

Tiroli Jugor krenohet me mjekun superior shqiptar, Dr. Dritan Keta

/ 3 minuta lexim

Mjeku shqiptar nga Tiroli Jugor erdhi në një moshë të re, fillimisht në Val Pusteria, e më vonë në Merano, ku aktualisht banon.

“Mjeku shqiptar Dr. Dritan Keta, kombinon një përzierje të parezistueshme të sharmit të Tirolit Jugor dhe një cilësi shumë të lartë të kualitetit në punën e tij”, pohon me entuziazëm Dr. Martin Hinterseer, mjek kryesor në klinikën “Füssen”, në faqen e klinikës së tij nga mjeku i tij superior në qendrën e zemrës “Füssen-Außerfern”. Mjeku shqiptar nga Tiroli Jugor erdhi në një moshë të re, fillimisht në Val Pusteria, e më vonë në Merano, ku ende banon.

“Unë i jam shumë mirënjohës Tirolit Jugor”, thotë ai për “”Stol”, përcjell albinfo.ch. “Më kanë pritur në mënyrë të mrekullueshme, kam krijuar shumë miq, kurrë nuk jam ndier si një i huaj”. Historia e mjekut 46-vjeçar shqiptar nga Tiroli Jugor fillon në vitin 1994. Në atë kohë Dr. Dritani ishte 22-vjeçar. Në vitin 1990, regjimi komunist u rrëzua në Shqipëri, por rruga drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut ishte e vështirë. Dhe shumë gjëra u përkeqësuan. Kështu edhe arsimi në universitetet shqiptare.

Gjithsesi, Dr. Dritan Keta pati këtë përshtypje, në atë kohë student i mjekësisë në Tiranë. Në fillim të studimeve të tij, universiteti kishte një reputacion dhe trajnim të mirë me “kualitet të lartë”. Por pastaj ngjarjet në vendin e tij ndryshuan tërësisht dhe perspektivat në përgjithësi nuk dukeshin të jenë rozë për mjekun e ri dhe ambicioz. Prandaj ai erdhi në Itali, më saktësisht në Tirolin Jugor.

Specialiteti i Dr. Dritanit është aksesi në zemër nëpërmjet krahut. Kjo do të rezultojë në më pak komplikime dhe vdekshmëri më të ulët për 15 për qind, sipas bordit spitalor. “Për mua është e rëndësishme që gjithmonë të gjejmë më të mirën për secilin pacient”, thotë Keta. Më pak është shpesh më shumë. Mesatarisht, Keta ka kryer 800 ndërhyrje të zemrës në vit. Sipas bordit të klinikës, gjatë kësaj pothuajse nuk ka pasur asnjë ndërlikim dhe vdekshmëria ka qenë zero.

Mobi Casa

Por angiologjia ndërhyrëse është gjithashtu pjesë e spektrit të trajtimit të mjekësisë kardiotorake. “Arterioskleroza është gjithmonë një sëmundje e tërë trupit. Ata që kanë bllokuar enët koronare shpesh kanë probleme qarkullimi në këmbë dhe / ose në arterie karotide”, shpjegon Dr. Dritan Keta. Këta pacientë tani janë në duart të mira në këtë klinikë, njofton më tej Albinfo.ch.

Sepse edhe të ashtuquajturat çrregullime të qarkullimit të gjakut karotide ose periferike tani mund të trajtohen në mënyrë profesionale në klinikë, duke hedhur një stent me anë të kirurgjisë së kateterit.

Shefi i tij Dr. Martin Hinterseer është entuziast për mjekun e tij superior: “Jam i kënaqur që tek Dr. Keta kemi hasur në një koleg të tillë kompetent për zgjerimin e spektrit tonë mjekësor dhe që është vendosur për klinikën tonë dhe konceptet tona”, ka pohuar Hinterseer.

Tiroli Jugor krenohet me mjekun superior shqiptar, Dr. Dritan Keta