UBT

Tiranë, vritet shoferi i Ministrisë së Brendshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të premtees në Tiranë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”.

I plagosuri me armë zjarri, Viljon Cakollari është i moshës 37-vjeçare dhe me detyrë shofer te parku i Ministrisë së Brendshme. Ai është transportuar menjëherë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit.

Dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat, pasi autori/autorët i kishin zënë pritë te hyrja e pallatit ku banon, duke e qëlluar me 3 plumba në bark dhe në kraharor. Nga burime spitalore mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe ka kaluar tashmë te Spitali i Traumës.

Uji Dea

Gjithashtu, mësohet se vëllai i 37-vjeçarit të plagosur, shtetasi Laurent Cakollari është i dënuar me 23 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në vitin 1998. Ai është ekstraduar në Shqipëri në vitin 2011 dhe aktualisht ndodhet në burg.

Ndërkohë, në vendin e këtij krimi ka shkuar edhe një grup hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe mësimin e rrethanave të ngjarjes. /tch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.