Hidromorava

Timoshenko po trajtohet si kosovaret në burgjet e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

E bija e ish kryeministres së Ukrainës Eugenia Timoshenko ka bërë një reagim sa i përket trajnimit të nënës së saj. Ajo madje trajtimin e nënës së saj Yulia e ka krahasuar me trajtimin e të burgosurve të Kosovës në burgjet Serbe.

“Nëna ime po trajtohet keq, sikur dikur kosovarët në burgjet serbe. Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë”, ka thënë Eugenia Timoshenko për agjencinë Presheva Jonë.

Timoshenko ka akuzuar pushtetin e tanishëm në Ukrainë, duke e quajtur regjim diktatorial.

FIDANISHTJA

“Sot në Ukrainë nuk kemi të bëjmë me një qeveri normale, por me një regjim diktatorial, bandë politike që po kërcënon vendin tonë nga një pro rus Junakoviç. Viktimë e kësaj politike represive sot në Ukrainë nuk është vetëm një person, vetëm nëna ime, por këtu kemi diskriminim, presion mbi një kolektiv të gjerë shoqëror, mbi mediat dhe çdo gjë që është demokratike. Junakoviç është pasardhës i politikes antidemokratike, e ish-presidentit komunist Kouchman” ka thënë Eugenia Timoshenko.

Ajo po ashtu ka falënderuar Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që angazhohen në lirimin e nënës së saj nga burgu.

“Falënderoj nga zemra Sali Berishën, shqiptarët dhe gjithë ndërkombëtarët që angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu, sepse njeriu ka një jetë dhe një nënë dhe jo dy jetëra e as dy nëna. Unë edhe sikur t’mos isha e bija e Yulisë, ngjashëm do të vraporja për lirimin e çdo gruaje e akuzuar, dënuar, burgosur padrejtësisht sepse çdo grua është nënë e dikujt” ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.