Tim Judah: Banorët serbë në veri më thanë se 600 burra ishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi

Gazetari dhe analisti i politikave në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, ka bërë së fundi një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duke zbuluar edhe disa detaje interesante.

Këtë shkrim ai e ka titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?”

Por, në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çka i thanë disa banorë nga veriu i Kosovës.

“Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra i kishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi. Por, s’ka asnjë mënyrë për ta ditur përveç nëse nisni të bëni pyetje të cilat s’do t’iu pëlqenin atyre, ta zëmë se çka është e vërtetë e çka është dezinformatë e shpërndarë nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, që besohet të ketë kontroll të madh këndej pari…” – shkruan Tim Judah.

Ai shton se njerëzit në veri të Mitrovicës thjesht duan “jetë normale” por vë pikëpyetje nëse kjo është e mundshme.

Judah citon Marko Jakshiqin që i tha këto fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti po e bën të njëjtën gjë si Millosheviqi gjatë viteve nëntëdhjetë, vetëm se kemi ndërruar anët.”

Judah që udhëheq me rrjetin BIRN, përmend edhe një çështje tjetër që mund të çojë drejt vështirësimit të arritjes së marrëveshjes.

“Mes gjithë këtyre zgjidhjeve teknike, një pjesë e problemit – në fakt, pjesë shumë e madhe e problemit – është edhe perosnale. Pak vite më parë, e intervistova Hashim Thaçin, që kishte qenë lideri i UÇK-së, kur Vuçiqi kishte qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit. Kur intervista u krye, ai më pyeti: “A do ta shohësh Aleksandrin?” Në fillim, mbeta pa ditur asgjë – më pas e kuptova se po fliste për Vuçiqin. Nuk ka më sjellje të tilla këtyre ditëve. Vuçiqi dhe Kurti e përçmojnë njëri tjetrin. Kur Vuçiqi ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në burgun serb; më 1 dhjetor, Vuçiqi publikisht e quajti Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çfarë raporti personal e bën gjetjen e një zgjidhjeje edhe më të vështirë.”

“Me tone të heshtura, banorët më thonë se vitin e fundit janë dërguar 600 burra për stërvitje ushtarake në Serbi. Por nuk ka asnjë mënyrë për të ditur, nëse nuk filloni t’u bëni pyetje njerëzve që vërtet nuk do t’i vlerësonin, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është një dezinformatë e përhapur nga BIA, shërbimi inteligjent i Serbisë, i cili besohet gjerësisht se mban dorën e kamxhikut këtu. Ndërkohë, vendasit ishin në radhë në pikat e parave të gatshme. Me barrikadat që kishin mbyllur dy pikat kufitare në veri, ata ishin të shqetësuar se bankat do të mbesin pa para”

Tim Judah është korrespondent i The Economist për Ballkanin. Ai është autor i disa librave për Kosovën dhe rajonin.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS