Eko Higjiena

Tiktaku i zemrës sime

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Avdush Canaj

KKVITI

Mos m`u zemëro
nëse të të them mollë,
molla është poezi e ëmbël,
kështu si ti,
me kapelë të blertë.
Mos më qorto
nëse të të them pjeshkë,
pjeshka i ka faqet e hënës,
kështu si ti,
e fustanin me vizatime ëndrrash.
Afroma veshin
me atë yll të vogël:
Je tiktaku i zemrës sime.