Fundamenti

Tika Ivezaj, shqiptarja më magjepsëse në botën e modelimit

/ 2 minuta lexim
HW

Revista e njohur e modës “Brosome”, e ka nisur mjaft mirë një fjali rreth një modelje shqiptare. Bëhet fjalë për bukuroshen Tika Ivezaj. “Jo çdo ditë mund të shohim bukuroshe super-seksi që vijnë nga vend që të lë pa frymë, siç është Shqipëria”, është kjo fjalia me të cilën kjo revistë e përshkruan bukuroshen shqiptare, edhe pse ajo ka lindur në Mal të Zi, transmeton Zeri.info.

Dhe kjo revistë vazhdon tutje me përshkrimin e saj. “Bukuroshet si Tika Ivezaj, thjeshtë duken magjepsëse dhe super-seksi kudo që paraqiten. Sytë e saj bojë kafe, janë si një labirint. Sapo t’i shikosh sytë e saj, do të humbasësh përnjëherë dhe nuk do të kujtohet se çfarë ishe duke bërë. Por kjo as që ka rëndësi, pasi ta kesh përpara një bukuroshe të këtillë, është e mjaftueshme dhe ia vlen t’i lësh gjërat tjera të presin”, shkruan më tutje kjo revistë, për të shtuar se është mëkat që një bukuroshe e këtillë është e nënvlerësuar dhe nuk e ka vendin që e meriton në botën e modës, pasi padyshim se është njëra nga modelet më të bukura dhe më seksi në botë.

Hidromorava

Suksesin më të madh në fushën e modës, Tika e ka arritur duke u plasuar në finalen e garës për modele të reja e organizuar nga shtëpia e famshme e modës “Victoria’s Secret. Ajo ishte në mesin e top dhjetë finalisteve të garës “Runway Angel”, e zgjedhur në mesin e 20 mijë garuesve.

Tika ka lindur në Mal të Zi në vitin 1986, por tashmë disa vite jeton në Detroit./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.