Fundamenti

TIKA e interesuar të investojë në shkollën “Musa Zajmi” për modernizim të hapësirave

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ka vizituar sot ambientet e shkollës “Musa Zajmi” ku është shprehur interesim për investim në krijimin dhe modernizimin e hapësirave për institucionet parashkollore në këtë shkollë.

Kjo u konfirmua sot gjatë vizitës së drejtorit të TIKA, Hasan Burak Ceran, në shkollën “Musa Zajmi”, ku ka thënë se angazhimi që ka bërë Komuna e Gjilanit për integrimin e komunitetit turk është për tu përshëndetur, sepse komuniteti turk ndjehet shumë i sigurtë dhe i barabartë në shoqërinë e Gjilanit dhe TIKA do të jetë prezente edhe më tutje me investime.

Hidromorava

Kurse, nga ana e tij drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar organizatën turke, duke shprehur falënderim për interesimin e vazhdueshëm për investim në sektorin e arsimit dhe në sektorët e tjerë në përgjithësi.

Gagica ka thënë se Drejtoria e Arsimit do të jetë bashkëpunuese e vazhdueshme me donatorët për të krijuar kushte më të mira në sektorin e arsimit në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.