ARKATANA

“Tigri” nuk do të lejojë vetura të huaja me shofer vendës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kohëve të fundit në zonën e përgjegjësisë së DRP-së Gjilan vërehet një numër i konsiderueshëm i automjeteve që qarkullojnë në rrugë me targa të shteteve të huaja. Dyshohet se disa automjete të tilla janë sjellë nga qytetarët tanë që punojnë në botën e jashtme dhe të njëjtat i janë lënë bashkëfamiljarëve të tyre për t`i shfrytëzuar në Kosovë.Dispozitat ligjore të Ligjit mbi Sigurinë e Trafikut Rrugor nuk lejojnë që automjeti me targa të huaja të drejtohet nga vozitësit vendas, nëse nuk është prezent pronari i automjetit.

Policia e Kosovës, Trafiku Rajonal, në Drejtorin Rajonale të Gjilanit nga sot me 10 maj e deri me 20 maj 2016, do të filloj së Zbatuari planin operativ të koduar me emrin “Tigri ”.

Qëllimi i këtij plani është që në teren të vëzhgojnë, përcjellin dhe identifikojnë automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në rrugë, që bien ndesh me dispozitat ligjore dhe ndaj tyre të veprohet konform nenit 306 paragrafi 5 LMSKRr-së.

FIDANISHTJA

Po ashtu me implementimin e këtij P.O. do të kontrollohen automjetet që kanë vendosur në xhamat e tyre folija e që bien ndesh me nenin 200 paragrafi 2 LMSKRr, apo vendosjen e shenjave të ndryshme dekorative.

Në rastet e kontrollimit të automjeteve kur vërtetohet se vozitësi vendas drejton automjetin me targa të huaja pa prezencën e pronarit, përveç shqiptimit të tiketës, të konfiskohet automjeti, të mbahet deri të vjen pronari për tërhjekjen e tij njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.