Tigrat e Irineit
Kosovë, t´i e munde pushtuesin tënd, por jo edhe mbetjet e tij brenda teje, armiqtë çdo ditë po ngrejnë kokë, me vete kanë shumë edhe nga tanët
Kosovë, fol çka duhet të bëjmë tani
shumë janë shumëzuar shtiracakët
kishat dhe xhamijat janë mbushë
armiq, Irineji, varre të reja kërkon
Kosovë ç´mendon? Si t´i mundim
mbetjet armike, xhelatët e fshehur
si t´ia kthejmë mirëqenien qytetarit
flasin të gjithë, dhe pyesin të gjithë
Kosovë, zgjohu shpirti im, zgjohu
merr mësim nga kujtesa e madhe
kjo liri s´është ajo që e kemi pritur
mbi Kosovë ende rendin ré të zeza!..
Rrustem Geci – Dortmund, 9 Nëntor, 2015


