ARKATANA

Tifozët turq e ëndërrojnë Muriqin në Kombëtaren e Turqisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Vedat Muriqi është bërë njëri prej sulmuesve më të mirë në Turqi falë formës së shkëlqyeshme që po e kalon në skuadrën e tij të re, Fenerbahçe.

Pas tetë javëve të para të kampionatit turk, ylli i Kombëtares së Kosovës ka arritur t’i realizojë katër gola për gjigantin e Turqisë, duke u bërë futbollisti më i famshëm aktualisht në shtetin turk.

Së fundmi edhe tifozët e Kosovës, “Dardanët” kishin përgatitur koreografi kushtuar ekskluzivisht Muriqit në ndeshjen ndaj Malit të Zi, në të cilin takim prizrenasi vazhdoi me gol, shkruan Gazeta Express.

Uji Dea

Edhe pse Muriqi është bërë futbollisti më shpresëdhënës i Kosovës, shumë shtetas turq e ëndërrojnë kosovarin duke i mbrojtur ngjyrat e shtetit të tyre.

Edhe pse kjo nuk ka kurrfarë shanse të ndodh, në rrjetet sociale fansa turq të Vedat Muriqit e kanë bërë një fotografi duke e veshur Muriqin me fanellën e Kombëtares së Turqisë. Natyrisht, bëhet fjalë për një fotomontazhe që po qarkullon në rrjetet sociale./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.