RCCOLA

Tifozët “Intelektualët” i rikthehen klubit të zemrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në orët e vona të mbrëmjes në shkallët e Stadiumit të Qytetit në Gjilan rreth 100 tifozë të zjarrtë të Dritës kanë vendosur që të rikthehen në shkallët e stadiumit pas një bojkoti nga ana e “Intelektualëve”.

E gjithë mosmarrëveshja në relacionin Tifozë -Kryesia e klubit kishte filluar nga gjiro e 15 në ballafaqim me Llapin, kur tifozët e pakënaqur ndaj disa veprimeve të kryesisë së klubit kishin bojkotuar klubin e tyre të zemrës.

Tifozët e flaktë të klubit të Dritës “Intelektualët” këtë gjest human për nderë të ngjyrave të klubit i cili gjendet në një pozitë jo të lakmueshme në tabelën e klasifikimit kanë vendosur që duke filluar nga ndeshje e nesërme me Prishtinën të rikthehen në mënyrë madhështore për idhujt e tyre.

Uji Dea

Në tubimin e tifozëve “Intelektualët” në orët e vona të mbrëmjes patë diskutime të zjarrta që statusi i tifozëve të zgjidhet njëherë e përgjithmonë pasi ata deklarojnë se klubi i Dritës nuk është i askujt por i qytetit dhe tifozëve të saj.

Njëri ndër tifozët me përvojë të gjatë dhe njëri ndër themeluesit e saj Adhurim Jakupi i emocionuar u shprehë.
“Jemi rritur me ngjyrat e klubit në shi e borë në diell e fortunë, në gëzime e hidhërime me gjithë pakënaqësitë që i kemi ne do të jemi për jetë me klubin e zemrës”.

I pranishëm ishte edhe Nexhmedin Bunjaku ‘Skauteri’ i futbollit evropian por edhe njëri ndër ish futbollistët e Dritës i cili kërkoi nga tifozët që në këto momente të vështira ta përkrahin klubin e tyre të zemrës Dritën./sylejman ismajli/rajonipress/