ARKATANA

Tifozët fishkëllejnë himnin e FIFA-s

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tifozët e pranishëm kanë fishkëllyer fuqishëm himnin e FIFA-s, të lëshuar nga organizatorët, sipas modaliteteve të FIFA-s të vëna për miqësoret e Kosovës. Simbolet e Kosovës dhe himni janë të ndaluara për Përfaqësuesen tonë, dhe kjo ishte arsyeja që të pranishmit në ‘Stade de Geneve’, të mos respektojnë himnin e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, tha se kjo ishte më shumë një revoltë e tifozëve. “Ishte një revoltë e tyre, por pavarësisht kësaj mendoj se tifozët treguan kulturë të lartë të animit, si dhe kulturë sportive”, tha i pari i futbollit të Kosovës për Arenën, duke mos dhënë garancinë nëse takimi i radhës do të luhet me simbolet e Kosovës dhe himnin. “Për këtë vendos Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s dhe Blateri”.

Mobi Casa

Sa i përket lojës, Vokrri ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve, duke thënë se ata u rikthyen mirë pas humbjes me rezultat të lart nga Turqia (6:1). “Ishte lojë e mirë. Pas destabilizimit që patëm me humbjen nga Turqia, lojtarët u rikthyen mirë. Patën një angazhim dhe paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë sic është Senegali. Lojtarët u këndellën për tri ditë dhe treguan maturi, pavarësisht humbjes e cila ishte e pritshme”…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.