ARKATANA

Tifozët e Lazios të irrituar me Taren

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori sportiv i skuadrës italiane Lazio, Igli Tare, është duke u përballur me tifozët lacial të cilët janë tejet të irrituar me punën e tij në afatin kalimtar veror.

E, gjitha kjo erdhi pasi Lazio, dështoi të transferoi David Astorin, duke e rrëmbyer rivali lokal Roma. Tare provoi të hapte sërish bisedimet me drejtuesit e Cagliarit, por që tashmë lojtari kishte vendosur të bashkohej me Romën.

“Me Cagliarin bëmë atë që duhej të bënim, tani i takon lojtarit të vendosë”, deklaroi Tare. Më herët gjatë mesnatës, drejtorit sportiv te Lazios i ishte dashur të kryente një përballje paqësore me një grup tifozësh, rreth 50 të tillë që ishin grumbulluar para hotelit ku akomodohet Lazio.

FIDANISHTJA

Tare kishte provuar ti qetësonte duke ju shpjeguar motivet e asaj që kishte ndodhur duke ju premtuar se pavarësisht se si shkon çështja Astori, Lazio do të përforcohet. Madje Tare u ka premtuar tifozëve të Lazios, se nëse nuk sjell lojtar të mirë te skuadra do të jap dorëheqje.

“Nëse deri në fund të afatit kalimtar gjërat nuk do të shkojnë mirë, atëherë do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, sipas “Gazzetta Dello Sport” , në fund të takimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.