Uji Dea

Tifozët e Lazios e kërkojnë rikthimin e Muriqit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lazio e ka marrë një lajm të keq.

Sulmuesi kryesor, Ciro Immobile ua ka “këputur këmbët” tifozëve pasi e pësoi një lëndim, më saktësisht një tërheqje muskulore, e cila do ta lë atë jashtë fushës së blertë për së paku 40 ditë.

E në postimin për lëndimin e përfaqësuesit italian, vërehen disa komente të papritura të tifozëve lazialë.

Disa prej tyre e kanë kërkuar rikthimin e Vedat Muriqit në kryeqytetin italian, shkruan mediumi italian “lalaziosiamonoi”, përcjell “Gazeta Express”.

FIDANISHTJA

“Urime bomber”, “Kthehu Vedat”, “Na mungon Pirati”, etj., ishin disa prej komenteve të tifozëve “Biancocelesti” në rrjetet sociale, duke e kërkuar rikthimin e prizrenasit në Lazio, përkundër eksperiencës së tij dëshpëruese për një vit e gjysmë në “Olimpico”.

Shpërthimi i 28 vjeçarit në Mallorca ka bërë që tifozët e Lazios ta duan atë në skuadrën e zemrës.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë pasi klubi ishullor spanjoll e ka blerë kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit dhe Fenerbahçes. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.