United Hospital

Tifozët e krahasojnë Krasniqin me Ronaldon dhe Johorin me Juventusin: Duhet të fitohet Liga e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët më të famshëm në Malajzi.

Mesfushori kosovar u transferua në futbollin aziatik në vitin 2015, ndërsa falë paraqitjeve të mira ka bërë për vete një shtet të tërë.

Vitiasi ka luajtur më parë për Kedah dhe Melaka Utd, ndërsa ai tani i është bashkuar skuadrës kampione të shtetit Johor JDT.

Johor njihet si fuqi në futbollin e Malajzisë pasi në pesë vitet e fundit ka fituar katër herë titullin dhe po mendon për suksesin në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Krasniqi është transferuar në klubin e pasur aziatik, por zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, sapo presidenti i klubit miliarderi Tunku Ismail Idris të kthehet në vend për ta prezantuar.

KKVITI

Presidenti i Johor është njëri nga më të pasurit në Azi dhe ai njihet për shoqërimin me persona të famshëm si Andrea Agneli, Cristiano Ronaldo, Neymar, Mesut Ozil apo Lionel Messi.

Me të parë fotot e Liridonit me fanellë të Johorit, tifozët e klubit janë entuziazmuar në rrjetet sociale duke shkruar komente të shumta se tani duhet të fitohet Liga e Kampionëve të Azisë pasi e shohin kosovarin si një transferim tejet të madh.

Ata e kanë krahasuar yllin kosovar me atë portugez Cristiano Ronaldo që iu bashkua Juventusit me qëllimin e vetëm që të ketë sukses në Ligën e Kampionëve.

Edhe Johor është përforcuar me Krasniqin me të vetmin qëllim pasi dëshiron të lë shenjë edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

27-vjeçari është njëri nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit të Malajzisë në vitet e fundit, ndërsa për të nuk kishin munguar as ofertat nga Evropa, por ai vendosi të qëndronte në Malajzi ku është shumë i dashur nga tifozët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.