Mobi Casa

Tifozët e Inter nga Kosova ndihmojnë familjet me nevojë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tifozët e klubit Italian, FC Inter, të cilët kanë klubin e tyre të zemrës skuadrën FC Inter dhe të cilët kanë përkushtim dhe dashuri sa herë që kërkohet nevoja, këta tifoz në mënyrë të organizuar vazhdimisht ju dalin në ndihmë qytetarëve të Kosovës duke u solidarizuar sa herë kërkohet nevoja nga ata.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka prit organizatorin e ndihmave për qytetin e Gjilanit, Nderim Ismajli.

Uji Dea

Nënkryetari Ismajli ka falenderuar organizatorin Nderim Ismajli për këtë gjest tejet të mirë të “Inter Club Kosova”, ku në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’, ka shtuar:

Të dashur qytetarë,
Tifozët zyrtar të klubit të njohur Italian “FC INTER” nga Kosova, “Inter Club Kosova”, janë bashkangjitur aksionit të tyre vullnetarë për t’i ndihmuar familjet gjilanase. Ky tifo grup, njihet për përkushtimin dhe dashurinë e afërt ndaj njerëzve në nevojë, ku, gjithmonë, vazhdojnë të organizohen dhe solidarizohen me familjet në nevojë.
Është knaqësi dhe privilegj për ne, që një tifo grup nga Kosova, të pranohet zyrtarisht nga klubi futbollistik me renome nga Italia, “FC INTER”. Tifozët “nerazzurri” nga Kosova, jetojnë me klubin e tyre të zemrës, duke shfaqur vazhdimisht dashurinë për ta, dhe, duke mbretëruar me ngjyrat kaltër e zi.
Kjo tifozëri, ka një shtrirje në tërë territorin e Kosovës, duke bërë organizime të ndryshme, në përcjelljen direkte të klubit të zemrës së tyre, duke organizuar turnire e udhëtime të ndryshme për t’i përcjellur drejtpërdrejtë ndeshjet e tyre në stadiumet Italiane.
“Inter Club Kosova”, është shembulli më i mirë i organizimit dhe konsolidimit të një tifozërie të flaktë, e pranuar zyrtarisht nga Kosova, dhe, e cila po na bënë krenar me përfaqësimin e një grupi të organizuar nga Republika jonë.
Faleminderit, tifozët e “FC INTERIT”! 🇮🇹 🇽🇰
#bashkëiadalim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.