United Hospital

Tifozët e Fenerbahçes të pakënaqur me Berishën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Eliminimi nga Kupa dhe ngelja në luftë për titull të kampionit ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Fenerbahçes.

Rezultatet e dobëta të cilat po i regjistron Fenerbahçe kanë bërë që tifozët e gjigantit turk të “shpërthejnë” me akuza ndaj klubit të tyre. Prej presidentit të klubit, Ali Koç, e deri te trajnerët e futbollistët, janë bërë adresë e kritikave të tifozëve të zjarrtë të Fenerbahçes, shkruan Gazeta Express.

Ndër më të kritikuarit ishte edhe futbollisti kosovar, Mërgim Berisha. Sulmuesi i kishte disa shanse të mira shënimi në ndeshjen me Kayserisporin, por nuk e ka shfrytëzuar asnjë për të shënuar gol.

Skuadra e madhe turke humbi nga Kayserispor me rezultat 1:0 në të tetën e finales së Kupës së Turqisë, nga e cila garë edhe u eliminua.

Eco Higjiena

Pas ndeshjes mediat turke njoftojnë se tifozët kanë shprehur pakënaqësi në drejtim të Berishës.

Po ashtu tifozët e kanë kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit Ali Koç, pasi klubi përpos eliminimit nga Kupa, ka mbetur prapa edhe në garën për titull të kampionit.

Fenerbahçe ka ngelur me 20 pikë prapa liderit të kampionatit, Trabzonsporit. Feneri është i gjashti në renditje. Kurse, Berisha nuk po e gjen formën më të mirë që e kishte në Salsburg, prej ku ishte transferuar te klubi turk si pasardhës i Vedat Muriqit, i cili shkëlqente te kjo skuadër para se të transferohej në Itali te Lazio.

Berisha i ka zhvilluar 23 ndeshje me Fenerbahçen dhe i ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe i ka regjistruar tri asistime. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.