Tifozët e Bayernit, lobojnë për Kosovën në UEFA

Topi i njohur i fotografit të famshëm kosovar, Blerim Uka, mbrëmë shëtiti stadiumin e Bayern Munchen “Allianz Arena”.
Në ndeshjen mes Bayern Munchen dhe Wolsfburg, topi i famshëm që ka ndihmuar dhe ndihmon pranimin e Kosovës në UEFA, ishte në duart e tifozëve gjerman të cilët e mbajtën atë në njërin nga stadiumet më të mira në botë.
Foton zyrtare nga kjo ngjarje i sjellë për Indeksonline, fotografi Bujar Gashi.
Ky top me përmbajtje të madhe, u bë i famshëm nga fotografi Blerim Uka i cili e prezantoj atë në ngjarje të mëdha sportive, ndërsa e mbajtën në dorë edhe figura të shquara të sportit botëror./Indeksonline/