Mobi Casa

Tifozët e Aston Villas e duan Rashicën: S’vjen ai te ne, por do të ishte e mrekullueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tifozët e Aston Villas i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për të reaguar ndaj lajmit se Milot Rashica është prioritet i klubit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, raportohet se ka ngjallur interesim te Aston Villa me formën e tij këtë sezon dhe klubi i Premierligës, sipas Eurosport, do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e kosovarit në janar, transmeton Gazeta Express.

Rashica i ka shënuar tetë gola në 11 ndeshjet e zhvilluara për Bremenin, që radhitet në mes të tabelës së Bundesligës. Ai ishte transferuar te klubi gjerman në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit vitin e kaluar nga klubi holandez Vitesse.

Rashica, i cili luajti edhe kundër Kombëtares së Anglisë me Kombëtaren e Kosovës gjatë kualifikimeve për EURO 2020, e kishte nisur karrierën me Vushtrrinë në vendlindje.

Pas një fillimi mbresëlënës në këtë sezon të Budnesligës, Rashica besohet se e ka alarmuar skuadrën e drejtuar nga Dean Smith. Pas këtij lajmi, tifozët e Aston Villas reaguan në Tëitter.

@ Totall_Villa : Mendoj se nëse ai do të largohet nga Bremeni, atëherë do të shkojë te një klub i Ligës së Kampionëve. Ai është një lojtar i pabesueshëm!

@ avfcjoe_ : Ai është i mirë në FIFA

Hidromorava

@ vbruani : Rashica do të ishte një transferim i mrekullueshëm. Ai është një lojtar i pabesueshëm.

@ jay_billingham : Do të ishte e mrekullueshme, por s’ka gjasa që ne t’i shpenzojmë 35-40 milionë në janar

@ jacob37778927 : Sipas mendimin tim, ai do të ishte një transferim i mrekullueshëm

@ lukeëoodyy : Ai është shumë i shpejtë, kështu që po, transferojeni ju lutem

@ samë180 : Ai do të ishte transferimi i përsosur për në janar. Ju lutem, ju lutem, ju lutem

Megjithatë, në një intervistë për ‘Kicker’, agjenti i Rashicës, Altin Lala ka thënë që as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Bundesliga në janar.

“Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, tha Lala. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.