UBT

Tifozët e Arsenalit ‘kapen’ me Xhakën për këtë fakt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shumë gjëra i kishin zemëruar tifozët e Arsenalit gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Bate Borisovit. Mënyra se si Granit Xhaka e kishte harkuar topin nga një korner gjatë ndeshjes ishte njëra ndër këto gjëra.

Arsenali i Unai Emery u trondit në ndeshjen e parë të fazës 1/16 në Evropa Ligë. “Topcinjtë” u mposhtën 1-0 në udhëtim te Bate Borisov, falë golit të shënuar nga 30-vjeçari, Stanislav Dragun, në minutën e 45-të, transmeton Gazeta Express.

Klubi anglez i kishte dy harkime nga korneri të njëpasnjëshme në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo nuk arritën t’i shfrytëzojnë asnjërën prej tyre.

Fillimisht, Xhaka nuk arriti ta kalonte topin as përtej kundërshtarit të parë, i cili e largoi topin jashtë fushës.

ARKATANA

Në kornerin e radhës, Mkhitaryan e mori përgjegjësinë dhe ai ia gjuajti topin Xhakës, i cili pastaj e gjeti Sead Kolasinac dhe ky e fundit e humbi përsëri topin.

Tifozët e Arsenalit nuk ishin aspak të kënaqur me këta dy kornera.

“A e patë atë harkim të dobët nga Xhaka. Çfarë dreqin? #Arsenal”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.