FITORJA

Tifozët dhe femrat e duan Xherdan Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Munih – Që nga vera, Xherdan Shaqiri luan për Bayern Munchenin dhe tashmë është bërë i preferuari i turmës.

“Unë ndoshta për ata jam vetëm simpatik”, i përgjigjet ylli i futbollit pyetjes se si arrin t’i bëjë për vete tifozët.

Motoja e Shaqirit është modestia. “Pjesa më e madhe e tifozëve më duan, pasi unë u jap të gjithëve autografe, derisa të gjithë kanë siguruar një autograf prej meje”, ka thënë Shaqiri për “aargauerzeitung.ch”. “Tifozët vijnë nga të gjitha vendet për të na përcjellë në stërvitje. Do të ishte e gabuar po të refuzoja për t’u dhënë autografe. Dua të mbetem i thjeshtë”.

GRANDEMALL

21-vjeçari është i dashur edhe për gjininë femërore. Këtë Shaqiri më së miri e ka konfirmuar në një lokal të Muenchenit. Mirëpo, ai ka thënë se ende është beqar dhe nuk ka menduar ende për një lidhje. Shaqiri insiston se nuk ka rëndësi origjina e së dashurës së tij.

“Së fundi kur isha në një lokal, më erdhi një kamerier me një copë letër që ma dorëzoi dhe në të ishte i shkruar numri i telefonit i një femre. Nuk është vështirë të gjesh femër nëse je futbollist, por duhet ditur nëse ato me të vërtetë e duan Xherdan Shaqirin”, u shpreh Shaqiri. “Prejardhja e saj nuk është me rëndësi. Mirëpo, ajo duhet ta dojë edhe familjen time, sepse unë jam shumë i lidhur me familjen dhe pa miratimin e saj nuk bëjë asgjë. Me një fjalë, jam njeri familjar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.