FITORJA

Tifozat Kuq e Zi e Plisat: Jemi një!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tifozat Kuq e Zi dhe Plisat nga Kosova janë takuar menjëherë pas lajmit se në Beograd do të mund të udhëtojnë me Kombëtaren shqiptare vetëm shtetasit e Shqipërisë, por jo edhe ata të Kosovës.

Me këtë rast, Tifozat Kuq e Zi dhe Plisat kanë bërë me dije se ose do të shkojnë të bashkuar në Serbi, ose nuk do të udhëtojnë fare.

Deklarata e Tifozave Kuq e Zi dhe Plisave

Pas përpjekjeve të shumta të Federatës serbe të futbollit për shmangien e udhëtimit të tifozëve shqiptarë në Beograd, sot erdhi edhe një kusht që përveçse është absurd, tall tifozerinë dhe federatën shqiptare të futbollit.

Hidromorava

Kushti i vënë nga autoritetet serbe për shitjen e biletave vetëm dhe ekskluzivisht për personat që janë të pajisur me pasaportë shqiptare është përçarës, fyes dhe i papranueshëm për ne.

Qëndrimi jonë i përbashkët është që Federata Shqiptare e Futbollit të mos pranoj kushtet e federatës serbe që bëjnë diskriminimin e tifozëve shqiptarë në bazë të nënshtetësisë, përndryshe vet FSHF-ja po vihet me ose pa qëllim në krah të këtyre kushteve raciste.

Andaj, i bëjmë me dije FSHF-së se në Beograd tifozët shqiptarë nuk ndahen, ne do të udhëtojmë ose të gjithë bashkë, ose asnjë!

Për fund, ju bëjmë me dije se organizimi jonë për ndeshjen e 14 tetorit veçse është në pikun e tij dhe se nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën e pamohueshme që të jemi në krah të Kombëtares tonë. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.