KKVITI

T`i zgjidhim problemet e Preshevës e jo të merremi me politikë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviq ka deklaruar se me kryetarin e ri të komunës së Preshevës Shqiprim Arifin ka biseduar rreth projekteve të reja në këtë komunë që janë filluar dhe ato që janë në plan duke shtuar se Trupi Koordinues për Preshevë ka ndarë 115 milionë dinarë për këtë vit.

Ai ka precizuar se me kryetarin e ri ka biseduar për projektet konkrete të infrastrukturës si ajo e trafostacionit në zonën industriale në Cukarkë si dhe problemin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

“Ne kemi siguar 4 tekste mësimore të rinj në periudhën e shkuar në gjuhën shqipe dhe minsitrat e Shqipërisë dhe Serbisë kanë biseduar rreth kësaj” ka thënë Stankoviq.

Ai ka thënë se ministrat e arsimit të Shqipërisë dhe Serbisë kanë biseduar rreth teksteve që mund të përdoren në gjuhën shqipe por 105.000 tekstet mësimore nga Kosova janë transportuar ilegalisht në Serbi.

Mobi Casa

Stankoviq ka thënë se deri sa të mos përfundojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për këtë temë, asgjë nuk mund të bëhet sa i përket kësaj teme.

Shqiprim Arifi ka deklaruar se zhvillimi i komunës së Preshevës është shumë i rëndsësishëm për infrasukturën.

“Ne duam të zhvillojmë ekonominë në Preshevë dhe nuk kemi probleme ideologjike që të bashkëpunojmë me trupin Koordinues dhe organet tjera që ta përshpejtojmë këtë proces sic e kanë pas ata më herët” ka thënë Arifi.

Arifi ka thënë se më së shumti dëshiron të merret me zgjedhjen e problemeve se sa me politikë. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.