Ti s`e di se je i madh
Poezi nga Avdush Canaj
Ti s`e di ku e lë çelësin dielli?
Fluturat
ku i qepin fustanet me ëndrra?
Shtëpitë e zogjve
ku janë e ku s`janë?
Në ç`planet gjendet
shkolla e buburrecit?
Tabelën e shumëzimit
a e dinë fluturat?
Ku e bën qiqin peshku i vogël?
Unë e di s`e jam i vogël,
Ti s`e di s`e je i madh!
Ti s`e di!
S`e di!