ARKATANA

T`i dhe unë!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Rashit Zylfiu – Vëllai për vëllanë duhet të jetë dritë e syve, shëndet për trupin, largim i mërzisë, qetësi shpirtërore, ilaç i sëmundjes, fanar në rrugëtim, barkë shpëtimi. Kur jemi larg njëri-tjetrit e kuptojmë se asgjë nuk ka vlerë, pos kujtimet e bukura. Andaj, të jemi ne vetë kujtimi i bukur. Kur ti troket në derë dhe shtrin dorën për të lypur ndihmën time, unë duhet të ndiej keqardhje e jo ti, sepse të lashë të vije e kurrë s’pyeta për ty.

“Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.”(Kuran 43:67).

Që ti dhe unë të mos jemi nga kjo kategori, na duhet një fillim i ri, një hartë e përbashkët, një mjet udhëtimi, sepse ne kemi një qëllim, një besim, një destinacion. Ti dhe unë jemi vëllezër, synojmë xhenetin.

Vëllai për vëllanë duhet të jetë dritë e syve, shëndet për trupin, largim i mërzisë, qetësi shpirtërore, ilaç i sëmundjes, fanar në rrugëtim, barkë shpëtimi. Kur jemi larg njëri-tjetrit e kuptojmë se asgjë nuk ka vlerë, pos kujtimet e bukura. Andaj, të jemi ne vetë kujtimi i bukur. Kur ti troket në derë dhe shtrin dorën për të lypur ndihmën time, unë duhet të ndiej keqardhje e jo ti, sepse të lashë të vije e kurrë s’pyeta për ty.

Nëse ndonjëherë të lëndoj e nuk të kërkoj falje, dije se unë ende kam mbeturina të xhahiljetit. Nëse të urrej, të kam zili, më ndihmo, më drejto e më udhëzo. Më ndihmo të pastroj zemrën, se ajo ende është e sëmurë. Zemra e sëmurë nuk do askënd. E nëse nuk duhemi, nuk do të hyjmë në xhenet. Ti je dora, unë jam syri. Kur ti loton, unë e fshij lotin tënd. Kur unë sëmurem, ti loton.

ARKATANA

Të parët na lanë me gojë: “Vëllai më i mirë është ai që të afrohet kur të tjerët largohen nga ti.”
I dashuri ynë Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Besimtari është pasqyrë për vëllanë e tij.”

Pasqyra më e bukur jemi ti dhe unë. Ajo çdo herë është e sinqertë. Pasqyra nuk përmban ndonjë të keqe, urrejtje e armiqësi, por shkëlqen dashuri të sinqertë. Pasqyra reflekton pamjen tënde reale. Pasqyra nuk të shkakton ndonjë të keqe, në fjalë apo vepra. Pasqyra nuk ruan pamjen tënde të djeshme, por tregon atë të sotmen në formën më të mirë. Pasqyra nuk e përhap fotografinë tënde jo të mirë tek të tjerët.

Pasqyra zbulon bukurinë tënde që të kujdesesh për të dhe tërheq vëmendjen për shëmtinë tënde që ta përmirësosh atë.

Të lutem! Mos lejo që pasqyra jonë të thyhet një ditë, sepse ti dhe unë jemi vëllezër!

Hoxhë, Rashit Zylfiu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.