ARKATANA

T’i dëgjojmë këshillat e miqve për Specialen

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, u ka bërë thirrje deputetëve të subjektit të tij politik, atyre që kanë votuar kundër Gjykatës Speciale, t’i dëgjojnë këshillat e miqve të Kosovës sa i përket themelimit të kësaj gjykate.

Ai ka bërë me dije se ka biseduar me kolegët deputetë nga partia e tij, të cilët nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale dhe beson se deputetët do të duhej të votojnë në përputhje me vendimet që ka marrë partia, në këtë rast edhe me vendimin që ka marrë Kryesia e PDK-së për Gjykatën Speciale. “Secili nga deputetët e PDK-së e di vendimin unanim të kryesisë së partisë. Kam besuar dhe prapë besoj se do të duhej që deputetët të votojnë në përputhje me vendimin e kryesisë së PDK-së. Shpresoj që gjatë këtyre ditëve do të ketë një angazhim më të madh në këtë drejtim, meqenëse edhe deklarimet e shteteve me të cilat kemi interesa të përbashkëta duhet të veprojnë në drejtim të asaj, që edhe ata (deputetë) që nuk e kanë votuar, ta votojnë”, ka thënë Haliti.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se deputetët po votojnë ligje sipas standardeve të BE-së, atëherë edhe në këtë rast duhet të veprojnë si evropianë dhe t’i besojnë drejtësisë. “Vetë fakti që ne po miratojmë ligje në përputhje me legjislacionin e BE-së, do të thotë se jemi dakord të jemi pjesë e këtij institucioni dhe në qoftë se është kështu, atëherë duhet të sillemi dhe të veprojmë si evropianë, ku drejtësia e ka fjalën kryesore sa iu përket çështjeve të kontestuara”, është shprehur Haliti. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është mirë që çështjen e Gjykatës Speciale ta përfundojë para pushimeve verore, në mënyrë që mos t’u japim shans përgatitjeve për ta futur këtë çështje në Këshillin e Sigurimit në muajin shtator, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së fillon punimet.

HW

“Epoka e re”: Për dështimin e votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend ka pasur reagime të shumta ndërkombëtare. A mund të konsiderohet ky presion?

Haliti: Unë nuk e shoh këtë si presion. Them se kjo është këshillë miqësore nga miqtë, të cilët deshëm ta pranojmë ne apo jo, kanë hise dhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e krijimit të shtetit të Kosovës dhe mbarëvajtjen e proceseve të cilat e presin Kosovën për integrim në BE, anëtarësim në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat Kosova synon t’i arrijë. Mendoj se presioni është ndryshe. Për shembull, presion i bëhet Iranit ose u bëhet shteteve të cilave u është vendosur embargo. Fatmirësisht ndaj Kosovës askush nuk ka marrë masa presioni. Mendoj se këto këshilla që po vijnë, janë këshilla për vëllanë e vogël apo për mikun. Atëherë në qoftë se janë kështu, ne duhet t’i marrim seriozisht. Duhet t’i gjejmë mundësitë dhe ta kemi kurajën që ta votojmë Gjykatën Speciale./epoka e re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.