Mobi Casa

Thyhen mitet rreth karbohidrateve

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kur bëhet fjalë rreth problemeve për humbje në peshë, nuk është marrja e karbohidrateve, porse gjithçka dallon midis karbohidrateve të mira dhe të dëmshme.Të parat janë fondamentale për shëndetin tonë.

MITI 1: KARBOHIDRATET NË MËNYRË TË PASHMANGSHME JU TRASHIN

Kur konsumoni karbohidrate, trupi juaj i shndërron në lloje të ndryshme të sheqernave, midis tyre përfshihet glukoza. Kur të rritet në gjakun tuaj, pankreasi fillon të sekretojë më shumë insulinë. Kjo lejon që qelizat të absorbojnë dhe të konvertojnë glukozën në energji. Nga ana tjetër, insulina po ashtu është e përfshirë në ruajtjen e yndyrës. Për këtë arsye, flasim për karbohidratet e dëmshme që nxitin shtimin në peshë. Por, jo të gjitha karbohidratet janë të njëjta. Shembull: një mollë dhe një petull kanë rreth 25 gr karbohidrate. Është petulla që e shton ngritjen e sheqerit në gjak. Për këtë arsye, lloji i cilësisë së karbohidrateve që konsumoni përcakton se si trupi ju përgjigjet atyre.

MITI 2: NUK ËSHTË NATYRALE PËR NJERËZIT QË APLIKOJNË DIETË TË PASUR ME KARBOHIDRATE

Ka një ide që karbohidratet e dëmshme të bazuara në faktin që njerëzit më parë kishin ushqim të pasur me pak karbohidrate. Megjithatë, nëse shikojmë, konsumimi i karbohidrateve ndryshon sipas gjerësisë në të cilën ata jetojnë. Konsumimi i karbohidrateve ka ndryshuar shumë midis kulturave antike.

Hidromorava

MITI 3: MUND TË HUMBNI NË PESHË VETËM NËSE NDIQNI DIETËN KETOGJENIKE

Është besuar se sa më pak karbohidrate të konsumoni, më shpejt do të humbni në peshë. Natyrisht, duke zëvendësuar mënyrën nga ushqimi me shumë karbohidrate në ushqimin me pak karbohidrate, humbni lehtë në peshë. Por, konsumimi i gjithnjë e më pak karbohidrateve jo domosdoshmërish ju çon drejt humbjes së shpejtë në peshë. Te disa njerëz, humbja në peshë me dietën ketogjenike është më e lehtë, sepse ata përfundojnë duke zvogëluar konsumimin e tyre kalorik,ngase ose konsumojnë më shumë ushqime të pasura me proteina dhe me fibra, ose hanë më pak sesa që kanë nevojë.

MITI 4: DIETAT ME PAK KARBOHIDRATE JANË TË RREZIKSHME DHE TË PADOBISHME

Dieta e ulët me karbohidrate të dëmshme është mjet i fortë terapeutik kundër: Mbipeshës, Diabetit, tipit1 dhe tipit 2, Sindromës metabolike, Lëndimeve traumatike të trurit, Epilepsisë, Alzheimer-it, Parkinson-it, Anktheve, Depresionit. Ka mundësi që shumë nga këto sëmundje gjenerojnë nga konsumimi i karbohidrateve të rafinuara, por nuk mund t’i gjykoni që të gjitha karbohidratet në të njëjtën mënyrë, sepse jo të gjitha janë të dëmshme. Kjo ka shumë rëndësi për të mësuar të reduktoni karbohidratet e dëmshme dhe si t’i inkorporoni karbohidratet e mira në ushqimin tuaj dhe rutinën tuaj të përditshme.

(Kosova Sot)