Eko Higjiena

Thyhen mitet nëse vezët janë apo nuk janë të shëndetshm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse shumica janë skeptikë ndaj konsumimit të vezëve, ja pse duhet të ndryshoni mendje dhe t’i përfshini në menynë tuaj.

JU FURNIZOJNË ME VITAMINA

Një vezë e madhësisë mesatare përmban shumë vitamina B2 apo riboflavinë, e cila ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji, pastaj vitaminat B12 apo kobalaminë, e cila funksion vital ka prodhimin e qelizave të kuqe, vitamina A apo retinol, i cili ruan shikimin dhe vitamina E apo tokoferoli, që ndihmon në luftën kundër radikalëve të lirë.

JU FURNIZOJNË ME MINERALE

Eco Higjiena

Vezët janë të pasura me fosfor, hekur dhe zink, mineralet që janë tepër të rëndësishme për funksionimin e organizmit. Shumica prej nesh nuk kemi mjaft hekur, që na bën të ndihemi të lodhur dhe të plogësht. Zinku imunitetin tonë në formë dhe i ndihmon organizmit që ushqimin ta shndërrojë në energji.

VEZËT ZVOGËLOJNË RREZIKUN NGA KANCERI

Veza është e pasur edhe me komponentë të kompleksit të vitaminave B12, ndërsa një hulumtim ka vërtetuar se femrat që konsumojnë vezët për 25 për qind janë më pak të rrezikuara se do të preken nga kanceri i gjirit.