Thurgau: Hidhet poshtë “Iniciativa kundër Kuranit”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Është kjo hera e parë që parlamenti i Kantonit të Thurgaut parandalon referendumin rreth një çështjeje.

Parlamenti i Kantonit të Turgaut e ka shpallur të pavlefshme të ashtuqajturën “Iniciativë kundër Kuranit”, që me emrin zyrtar quhej “Inicitiva kundër librave diskriminues ndaj femrës, rasistë dhe vrasës”.

Njësoj sikur parlamenti, edhe qeveria e kantonit ka hedhur poshtë këtë iniciativë. Ndërkaq, një grup i vogël rreth komitetit bartës të iniciativës ka protestuar para parlamentit.

Fundamenti

Refuzimi nënkupton ndalimin e hedhjes së kësaj iniciative në votim popullor. Është kjo hera e parë që parlamenti i Kantonit të Thurgaut me shumicë votash parandalon votimin popullor rreth një çështjeje.

Bartës i “Iniciativës kundër Kuranit” është një komitet mbiartiak. Përkrahjen në parlament asaj ia kanë ofruar deputetët nga SVP-UDC dhe BDP-PDB. Në votimin parlamentar, 71 veta e kanë kundërshtuar dhe 40 e kanë mbështetur iniciativën.

Si shkas për këtë iniciativë është marrë organizimi i orëve të mësimit islam në shkollat e Kreuzlingenit, qytet në kantonin e Thurgaut.(albinfo)