Mobi Casa

Thirrjet për formimin e Asociacionit, Kusari-Lila: Qeveria e Kosovës nuk ka dhe nuk pasur asnjë përplasje me SHBA-të

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), si dhe për takimin e së martës ku do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kusari-Lila në një prononcim për media pas mbledhjes së kryesisë në Kuvendin e Kosovës, tha se qeveria e vendit nuk ka dhe nuk pasur asnjë përplasje me SHBA-të.

Ajo tregoi se në takimin e së martës prezent do të jenë edhe disa ministra dhe zyrtarë të lartë të cilët janë ftuar nga ambasadori i SHBA-së, në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka dhe nuk pasur asnjë përplasje me SHBA-të. Ne mund të kemi ndryshim mendimesh në raport me procesin dhe me agjendën e dialogut. Ambasada amerikane ka ftuar nga pozita ministra të dikastereve të veçanta, të cilët mund të kontribuojnë në diskutimin për Asociacionin. Për ne mbetet primare dhe e domosdoshme trajtimi e diskutimi i të drejtave të komuniteteve në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”

“Plani i Ahtisarit është ndoshta një prej planeve më të avancuara që është përkthyer në gjithë legjislacionin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në raport me të drejtat e komuniteteve, është konsideruara ndoshta edhe më i avancuar nga vet vendet e BE-së, prandaj në kontekstin e asaj se si do të zbatohet ky plan i cili tashmë është miratuar dhe në legjislacionin në fuqi, ne do të diskutojmë”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Kusari-Lila gjithashtu foli edhe për thirrjet për formimin e Asociacionit të cilat erdhën të hënën nga këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo tha se asgjë nuk mund të themelohet në Kosovë pa miratimin e organeve të vendit.

“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër. Rendi kushtetues i Kosovës është Kuvendi, qeveria dhe komunat me qeverisje lokale, prandaj nuk ka formë tjetër jashtë këtyre që mund të themelojë diçka”, theksoi Kusari-Lila.

Kusari-Lila tregoi se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës është miratuar që të mbahen dy seanca plenare, njëra të mërkurën dhe tjera të enjten.

“Në mbledhjen e kryesisë u miratuan mbajtja e dy seancave, seanca e ditës së mërkurë do të trajtojë pikat e papërfunduara nga seancat e tjera, dhe Kuvendi të mërkurën do të mblidhet në orën 12:00 pasi para Kuvendi ka takimi të komisioneve funksionale. Gjithashtu është caktuar seanca e re e rregullt të enjten në orën 10:00. Shtesë do të trajtohet vendimi i Qeverisë për masat emergjente në sektorin e energjisë”, ka thënë Kusari-Lila. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.