Thirrje për Gjykatën Speciale

Përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara iu kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejtë ta krijojnë Gjykatën Speciale për krime lufte.
Ky apel i KS-së doli në takimin e së premtes ku u debatua raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet në Kosovë.
Në raport iu bë thirrje Prishtinës dhe Beogradit për angazhim në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./zeri/