Hidromorava

Thirrje komunës: Ndaloni përdorimin e mjeteve piroteknike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e festave të fundvitit është bërë dukuri shitja dhe përdorimit i mjeteve piroteknike, ku si pasojë shumë qytetarë e posaçërisht fëmijë pësojnë lëndime trupore e madje përcillet me frikë, pasiguri dhe shqetësime nga ana e tyre. I bëjmë thirrje Kryetarit te komunës së Gjilanit të bëjë dhe këtë punë të hajrit dhe të e ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në vendet e hapura e publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe të Komunës së Gjilanit.

Një ndalesë të tillë tashmë e kanë bërë komunat si Prishtina, Prizereni, Ferizaji, Rahoveci, Suhareka, Drenasi dhe Klina prandaj, edhe komuna e Gjilanit duhet që sa më parë të nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, dhe të vendoset gjobë për ata që nuk e respektojnë ndalesën.

Mobi Casa

Përdorimi i mjeteve piroteknike tashmë është parë se ka kontribuar vetëm në lëndimin e qytetarëve, dëmtimin e qytetarit deri në rrezikim të jetës së tij, po ashtu përveç dëmeve në ekonominë familjare, ato i kontribuojnë edhe ndotjes së ajrit.

Çdo vonesë në ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, vlerësojmë se është vonesë në parandalimin e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Festat mund të festohen edhe pa përdorimin e mjeteve të rrezikshme thuhet në njoftimin e Alternativës dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.