United Hospital

Thirrja e fundit e Delawie: Vota kundër demarkacionit, është votë kundër lëvizjes së lirë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Greg Deawie po qëndron edhe sot në Kuvend, për t’iu bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kosovës, raporton Gazeta Express. Ambasadori Delawie po provon që për herë të fundit t’i bind deputetët se kjo është një marrëveshje e drejtë.

Delawie ka shprehur bindjen se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të arrijnë që t’i sigurojnë votat pro kësaj çështjeje. Ai ka thënë se abstenimi apo vota kundër nga ana e deputetëve do të thotë se ata janë kundër kësaj marrëveshjeje.

“Besoj që do të arrihet kompromis për ta arritur votën Pro. Abstenimi apo vota kundër në thelb është votë kundër kësaj marrëveshje. Nxisim deputetët e Kuvendit të Kosovës që të arrijnë deri të vota pro e marrëveshjes”, ka deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit, ambasadori i SHBA’së, Greg Delawie.

Eco Higjiena

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.